Botërori “Rusi 2018” do të mbahet mend për faktin se brenda një dite u eliminuan dy futbollistët që kanë dominuar futbollin në 10 vitet e fundit.

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, fitues të 10 Topave të Artë të fundit, u larguan nga Botërori në të njëjtën fazë (1/8) dhe në të njëjtën ditë.

Argjentina u mund 4-3 nga Franca, ndërsa Portugalia u mposht 2-1 nga Uruguaji.

Përsa u përket statistikave individuale, Messi shënoi vetëm një gol në “Rusi 2018” (ndaj Nigerisë), ndërsa Cristiano 4 (tregolësh ndaj Spanjës dhe një gol ndaj Marokut).

Me pare nuk kishte ndodhur asnjehere keshtu por ja qe çdo gje e paska nje here te pare.