Shqipëria mori një fitore të rëndësishme në ndeshjen e djeshme ndaj Kazakistanit duke i mposhtur me rezultatin 3-1.
Ndërkohë, ra në sy gjendja jo e mirë e fushës së Air Albania, e cila edhe pse i ishte nënshtruar një rregullimi sërish linte për të dëshiruar.
Këtë fakt e theksuan edhe futbollistët pas ndeshjes e po ashtu edhe trajneri Edi Reja.
Nuk ka munguar edhe një reagim i Erion Braçes për tapetin e Air Albania duke theksuar se ishte në gjendje mizerabël dhe të mjerueshme, ndërsa shton se ajo ishte e vetmja punë e FSHF në impiant.
Reagimi i Braçes: