Kombëtarja shqiptare zhgënjeu edhe ditën e sotme, kur nuk arriti të marrë fitore ndaj skuadrës së Kazakistanit, që në letër shfaqej më inferiore se ne. Sfida përfundoi 0-0 dhe pas këtyre ndeshjeve natyrisht që kritikat nuk do të mungojnë.
Erion Braçe, zëvendëskryeministër i vendit dhe tifoz shumë i zjarrë i futbollit, fajin e formës së dobët dhe mungesës së grintës te lojtarët nuk e lidh me ta e trajnerin, por FSHF dhe administratën e saj, në të cilën pjesë është edhe deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj. Edhe ky i fundit është “target” i kritikave të Braçes.
POSTIMI- “Nuk ka faj trajneri! Nuk kane faj as lojtaret! Me Lituanine e Kazakistanin sot, Shqiperia reflekton derexhene e federates dhe futbollit politik te saj!
Ky qe shihni ne foto (Alibeaj) eshte nje nga anetaret e udheheqjes se futbollit dje; Partiak, politik dhe pa pike lidhje me futbollin-keta drejtojne!
Beu i tij dhe keta si ky, e kane marre topin per te bere politike, jo gola, as fitore! Ndaj Shqiperia ska me zjarr, as pasion, as deshire duke reflektuar futbollin politik qe keta mbajne me thonj!
Por edhe nje gje tjeter;
A e mbani mend ndeshjen me Lituanine?
A e mbani mend si humbem?
Edhe ajo reflektoi futbollin e korruptuar qe FSHF udheheq, por beri edhe me shume-demotivoi deri tek kjo e sotmja me Kazakistanin!
Fati te braktis kur ti tallesh me te gjithe, popullin mbi te gjitha”, shkruan Braçe në rrjetet sociale. /vipsport/