Dy ditë më parë është vlerësuar me një “Mirënjohje” nga Bashkia Shkodër dhe Sportklub Vllaznia për atë kontribut të madh që ka dhënë për çiklizmin shkodran dhe atë shqiptar.

Brahim Syka përmes një prononcimi të dhënë për “Sport Show” është shprehur i lumtur për atë kontribut të dhënë. “Kam kontribuar për 15 vite me rradhë në sportin e çiklizmit dhe rezultatet i kam patur të mira. Kam qenë gjithnjë protagonist dhe pretendent dhe kjo më ka bërë të ndihem mirë dhe padyshim i vlerësuar. Dua të tregohem modest megjithatë them se kam qenë një sportist i mirë, por ndërkohë Agim Tafili ka qenë shumë i mirë”.

Vlerësimi që mu bë nga Bashkia Shkodër dhe Sportklub Vllaznia, padyshim që ka qenë një sadisfaksion për atë kontribut të dhënë. Nuk ka qenë e lehtë të zgjedhësh ekipin më të mirë të çiklizmit në 100 vite, por besoj se të gjashtë sportistët e zgjedhur dhe bashkë me trajnerin Gani Muriqi, përbëjnë ekipin më të mirë të mundshëm të këtij sporti në Shkodër. Kjo sepse kemi të bëjmë besoj unë me sportistë cilësorë, duke filluar nga Fadil Muriqi, Ruzhdi Muriqi, Agim Tafili, Sytki Tafili, unë dhe Leonat Kola”.

Familja Muriqi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sportin e çiklizmit dhe nën drejtimin e të madhit Agim Tafili, kemi reformuar çiklizmin shqiptar në vitet ’80. E ndjej veten krenar për këtë gjë dhe shpresoj që një ditë të rikthehen rezultatet tona edhe tani në çiklizmin shqiptar”
© shkodrasport.com