Prej disa kohësh ka qenë pjesë e grumbullimeve të kombëtares gjermane të moshës U15 dhe së fundmi ai konsiderohet pjesë e rëndësishme e saj. E kemi fjalën për një futbollist të lindur në Gjermani por me origjinë nga Shkodra, madje pjesë e një familje me shumë traditë në futboll, familjes Gruda.

E kemi fjalën për Brajan Grudën, djalin e Bujarit ish- sulmuesit të Vllaznisë kampione në sezonin 1991-1992. Edhe në grumbullimin e para tre ditëve të kombëtares U15 të Gjermanisë ka qenë pjesë e saj dhe madje ka luajtur në formacionin bazë.

Kjo vjen ngaqë është një nga lojtarët më të spikatur të datëlindjes 2004 në gjithë këtë vend sepse paraqitjet e tij me ekipin FSV Mainz 05 pjesë e të cilit është, kanë rënë në sy të specialistëve të Federatës gjermane.

Ai luan si organizator në mesfushë dhe dallohet për elementët fizikë, por edhe teknikë e taktikë duke bërë të shpresohet që karriera e tij do jetë shumë e mirë në të ardhmen.
© shkodrasport.com