Brajan Gruda ka gjetur golin e radhës me Gjermaninë U-21. Sulmuesi shqiptar zhbllokoi sfidën në miqësoren që po luhet përballë Sllovakisë U-21.
Gruda shfrytëzoi si duhet asistin në zonë, kur luhej minuta e 34-t. 20-vjeçari nuk mund të gabonte përballë portierit.
Ky ishte goli i dytë për Grudën me Gjermaninë U-21.
Sulmuesi anësor i Brajtonit ka luajtur me gjithë grupmoshat e Gjermanisë, ndërsa tek ekipi i parë qëndroi në stol përgjatë miqësores ndaj Ukrainës rreth 1 vit më parë.
Goli i Brajan Grudës: (VIDEO)