Brajan Gruda u transferua zyrtarisht ditën e djeshme në Premier League. 20-vjeçari u transferua nga ekipi i Mainz tek Brighton për shifrën e 30 milionë eurove. Në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit ai shprehet i emocionuar për këtë lëvizje. Ku thekson se pret të jetë protagonist në sezonin e ri me fanellën bardheblu.

Gruda tha: “Sezoni i kaluar në rradhët e Mainz ishte i vështirë. Nuk e nisëm siç duhet dhe ndërrum 3 trajnerë rrugës. Kur në krye të ekipi erdhi trajneri Henriksen, unë fillova të aktivizohesha shumë.

Në atë periudhë erdhën edhe golat e asistet e mi, që patjetër më gëzuan. E po ashtu edhe skuadra përmirësoi rezultatet duke arritur objektivin.

Si është Brajani si lojtar? Mendoj se nuk më pëlqen të humbas. Unë jam një driblues dhe kam qejf të hyj në duele. Po ashtu të shënoj dhe të asistoj për shokët.

Trajneri Hurzeler? Më tha që më njeh prej kohësh dhe më ka vëzhguar. Atij i pëlqen mënyra se si unë luaj dhe që jam i përshtatshëm për stilin e tij.

Pozicioni? Unë luaj në krahë, por për mua nuk është aspak e rëndësishme. Mund të luaj edhe si numër 10-të apo 8-të. Mjafton të luaj dhe të jap kontributin tim për ekipin, ku debutimin po e pres me padurim.

Brigton? Mendoj se është lëvizja e duhur për mua. Është një skuadër me djemë të rinj dhe besoj se do jetë një kënaqësi të luaj këtu. Po ashtu kam besimin se vitin tjetër do luajmë në Europë.

Objektivi? Sa më shumë gola dhe asiste”. #
Endri ÇINARI