Nga Endri ÇINARI
Sot, në orën 15:30 është luajtur java e 34-të dhe e fundit e kampionatit gjerman. Bundesliga ka ulur siparin e edicionit 2023-24 me Bayer Leverkusen si kampion të vendit. Ku “aspirinat” madje nuk kanë pësuar asnjë humbje gjatë gjithë sezonit, duke vendosur një rekord absolut madje edhe në Europë.
Një duel interesant në këtë javë të fundit ka qenë ai mes Wolfsburg dhe Mainz ku luhej për mbijetesën në elitën e futbollit gjerman. Miqtë ia arritën të mbijetonin, madje duke mos pasur nevojë as për “play out”. Me ekipin bardhekuq si shpesh herë këtë sezon u tregua vendimtar, Brajan Gruda.
Sulmuesi shkodran arriti të barazonte shifrat në një moment ku ekipi i tij po humbiste 1-0. Mëngjërashi arriti ti dërgonte dy ekipet në barazimin 1-1 pas 45 minutave të para.
Mainz do kalonte në avantazh në minutën e 71-të me anë të Van den Berg. Por, sërish Gruda që do ishte protagonist, ku me një asist prezanton para portës Bukhardt, i cili nuk gabon për shifrat 1-3.
Në këtë mënyrë Mainz e mbyll sezonin në vendin e 13-të me 35 pikë duke siguruar elitën edhe për sezonin tjetër. Ndërsa Gruda e mbyll vitin e parë në Bundesliga si profesionist me 27 ndeshje ku ka shënuar 4 herë dhe ka asistuar 3 të tjera. Për talentin këtë merkato pritet një interes shumë i lartë nga ekipet më të mira jo vetëm në Gjermani, por edhe Europë./www.shkodrasport.com/