Talenti me origjinë nga Shkodra, Brajan Gruda, duket se nuk e ka ndarë mendjen ende se cilën kombëtare do të përfaqësojë.
20-vjeçari është pjesë e Brajton në Premier Ligë, teksa në një prononcim të dhënë për podcastin e klubit anglez, ndër të tjera foli për prejardhjen e tij, duke treguar edhe për mesazhet e tifozëve shqiptarë për t’iu bashkuar kuqezinjve.
“Mbiemri im është i vjetër dhe i njohur në veri të Shqipërisë. Tifozët shqiptarë më njohin dhe duan që unë të luaj për Shqipërinë. Ata më shkruajnë mua dhe prindërve të mi për këtë. Nuk kam vendosur ende.Për kë preferoj të luaj? Nuk dua ta them”, u shpreh Gruda
Gruda u transferua te Brajtoni nga Mainci për 31 milionë euro. Ai ka bërë vetëm një asist me fanellën e klubit anglez, teksa numëron 12 paraqitje në total.