Kohet e fundit eshte aluduar shume per nje mundesi te veshjes kuqezi te futbollistit me origjine nga Shkodra- Brajan Gruda. Nje mundesi te tille madje e kishte permendur edhe vete trajneri i kombetares shqiptare Silvinjo. Por ne fakt vete lojtari mendon ndryshe. Sipas tij, synimi dhe endrra e madhe eshte te luaje me Gjermanine ne Kupen e Botes 2026.

20 vjeçari ka dhene se fundi nje interviste per mediat gjermane ku eshte shprehur: “Sigurisht që synimi im është të jem në Kupën e Botës 2026 dhe të kem një rol të rëndësishëm. Jam plotësisht i bindur se koha ime me kombëtaren e të rriturve do të vijë,” tha ai.

Por fillimisht fokusi i tij është Gjermania U21, me të cilin do të përballet të premten me Bullgarinë në luftën për te siguruar nje biletë per ne Kampionatin Evropian.

Nagelsmann duket se është një tifoz i madh i ish-lojtarit të Mainz, i cili u transferua në klubin anglez të Premierligës Brighton në verë për një shumë prej 30 milionë eurosh. Trajneri i kombëtares e kishte ftuar Grudën në stërvitjet e kombëtares gjermane gjatë përgatitjeve për Europianin ne muajin maj.

“Ajo ishte “si një ëndërr e bërë realitet” thotë Gruda duke parë mbrapa: “Dikur i shihja vetëm nga televizioni djemtë që luajnë për kombëtaren gjermane dhe fakti që më pas une po stërvitesha me ta, ishte një ndjenjë vërtetë e mrekullueshme”. Gruda u largua nga grumbullimi i kombetares gjermane para kohe per shkak te nje demtimi, nderkohe qe bëri debutimin e tij në Premier League për Brighton fundjavën e kaluar.

I pyetur nderkohe per mundesine e luajtjes se tij me Shqiperine, Brajan Gruda eshte pergjigjur: “Prindërit e mi vijnë nga Shqipëria, por unë kam luajtur për kombëtaren gjermane që kur kam qenë adoleshent, kam lindur në Gjermani. Nuk e dini se çfarë do të sjellë e ardhmja. Zemra ime thotë atë që tani që dua të luaj për Gjermaninë”./www.shkodrasport.com/