Brazili ka marrë fitoren e pestë radhai në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet pasi ka mundur 1-0 Uruguain në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Emirates Stadium”.

Ka qenë një sfidë e luftuar mes dy gjigantëve të futbollit amerikanojugor, me të dy skuadrat që kanë krijuar raste për të shënuar.

Gjithsesi, episodi që ka vendosur takimin ka ardhur në minutën e 75-të me penalltinë e shkaktuar nga Diego Laxalt pas një faulli të shkaktuar ndaj Danilo në zonën e rreptësisë.

Te pika e bardhë është paraqitur Neymar, i cili nuk ka gabuar dhe i ka shkaktuar Uruguait humbjen e tretë radhazi në tri ndeshjet e fundit, që kanë qenë të gjitha miqësore.