Kroacia dhe Brazili do të luajnë mes tyre llogaritë e çerekfinales së parë të Kupës së Botës, me duelin që nis në orën 16:00. Yjet e Brazilit cilësohen favoritë për të siguruar kualifikimin, por nga ana tjetër kroatët kanë treguar se mund të bëjnë supriza në kometicione të tilla.

Një sfidë që vë përballë muskujt Modric-Kovacic-Bozovic nga njëra ana dhe nga ana tjetër Neymar-Vinicius dhe Richarlison.

Trajnerët Dalic dhe Tite kanë shuar çdo dyshim, ndërsa kanë skicuar edhe formacionet zyrtare më të cilat do të zbresin në fushën e lojës, ndërsa synimi i vetëm është gjysmëfinalja.

Formacionet zyrtare:

Kroacia 4-3-3: Livakovic, Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa, Brozovic, Kovacic, Modric, Pasalic, Kramaric, Perisic.

Brazili 4-3-3: Alisson, Danilo, Silva, Marquinhos, Militao, Casemiro, Neymar, Paqueta, Vinicius, Richarlison, Raphinha.