Mesfushori i Napolit, Alan ka marrë ftesën e tij të parë nga kombëtarja e Brazilit për ndeshjet e ardhshme të “Seleçao” kundër Uruguait dhe Kamerunit.
Alan ndiqej prej dy vitesh nga kombëtarja italiane, por nuk mori asnjëherë ftesë nga “Axurrët”.
Trajneri i Brazilit, Tite ka vendosur që ta grumbullojë mesfushorin, duke ia “rrëmbyer” kështu në një farë mënyrë kombëtares italiane, e cila nuk ia dha asnjëherë mundësinë mesfushorit./vipsport/
Lista e Brazilit: Alison (Liverpul), Ederson (Man. Siti), Gabriel (Kruzeiro), Danilo (Man. Siti), Fabinjo (Liverpul), Luiz (Atletiko Madrid), Marselo (Real Madrid), Miranda (Inter), Markinjos (PSG), Pablo (Bordo), Dede (Kruzeiro)
Alan (Napoli), Artur (Barcelona), Kasemiro (Real Madrid), Paulinjo (Guangzhou), Kutinjo (Barcelona), Uallas (Hanover)
Kosta (Juventus), Firminjo (Liverpul), Zhezus (Man. Siti), Nejmar (PSG), Riçarlison (Everton), Uillian (Çelsi)