Brazili do t’i kërkojë FIFA-s që të pezullojë yjet e Premier Ligës të cilëve iu refuzua leja për të fluturuar drejt vendit të tyre për ndeshjet kualifikuese të Botërorit.
Klubet e Premier Ligës vendosën në mënyrë unanime për të mos lejuar lojtarët e tyre që të udhëtonin në zonat e kuqe, për shkak të karantinës 10-ditore pasi të riktheheshin në ishull.
Tani, Federata Braziliane do t’i kërkojnë FIFA-s që të aktivizojë nenin në statutin e saj që i pengon lojtarët të luajnë për klubet e tyre në ndeshjen e parë në Premier Ligë pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve.
Nëse FIFA pranon të aktivizojë rregullin 5-ditor, yje si Alison, Fabinjo, Firmino, Ederson, Zhezus, Silva, Fredi, mund të humbasin ndeshjen e radhës.