Brazili dhe Rusia fillojnë përgatitjet e tyre për Kupën e Botës së kësaj vere, teksa do të përballen sot, në ora 17:00, në stadiumin “Luzhniki”, në Moskë.
Turneu madhor i kombëtareve të botës nis në vetëm tre muaj më pas dhe kjo sfidë miqësore do t’i lejojë Brazilit që të ndjehet i hershëm me atmosferën që mund ta presë në Rusi.
Kjo mund të jetë miqësore, por “ushtria samba” do të jetë e gatshme të nxjerrë një fitore, duke bërë një performancë të fortë në kryeqytetin rus.
E njëjta gjë vlen edhe për organizatorët e këtij Botërori, aq më tepër që luajnë kundër njërit nga favoritët e turneut.
Për lojtarët, kjo është miqësorja e parë testuese, si “provimi” i fundit për të siguruar vendet e tyre në aeroplanin, që do t’i dërgojë në Rusi, në qershor.
Pozicioni Lojtarët e Rusisë
Portierë Akinfeev, Gabyulov, Lunyov, Selikhov
Mbrojtës Zhirkov, Kombarov, Smolnikov, Kudryashov, Granat, Semyonov, Kutepov, Neustadter, Rausch, Ignatyev, Kambolov
Mesfushorë Glushakov, Dzagoev, Samedov, Golovin, Yerokhin, Cheryshev, Zobnin, Kuzyayev, Anton Miranchuk, Shvets
Sulmues Smolov, Aleksei Miranchuk, Zabolotny
Sulmuesi i Zenit, Aleksandr Kokorin, u detyrua të tërhiqej nga skuadra kombëtare për shkak të lëndimit në gju, ndërsa të tjerë si Georgiy Dzhikia dhe Viktor Vasin janë, gjithashtu, mungesa afatgjata.
Megjithatë, trajneri Stanislav Cherchesov ishte në gjendje të thërriste Fjodor Smolov, i cili ka shënuar dy gola në barazimin 3-3 të nëntorit të kaluar, kundër Spanjës.
Rusia, formacioni i mundshëm: Akinfeev; Zhirkov, Smolnikov, Kudrashov, Semyonov; Kuzyayev, Glushakov, Dzagoev, Golovin; Smolov, Aleksei.
Pozicioni Lojtarët e Brazilit
Portierë Alisson, Neto, Ederson
Mbrojtës Alves, Miranda, Caio, Ismaily, Marcelo, Marquinhos, Silva, Geromel, Fagner
Mesfushorë Casemiro, Augusto, Fred, Coutinho, Paulinho, Fernandinho, Talisca, Willian
Sulmues Costa, Jesus, Firmino, Taison, Jose
Dyshja mbrojtëse, Alex Sandro dhe Felipe Luis, u përfshinë në listën e këtyre miqësoreve të marsit, por u desh të tërhiqeshin për shkak të lëndimeve, ndërsa Neymar po rikuperohet pas një problemi dhe operacioni të këmbës.
Trajneri Tite ka një numër të konsiderueshëm mundësish të forta në çdo pozicion dhe do të jetë i etur të krijojë 11-shen më të mirë të tij, sa më shpejt që të jetë e mundur, para Kupës së Botës.
Brazili, formacioni i mundshëm: Alisson; Alves, Miranda, Silva, Marcelo; Casemiro, Fernandinho, Coutinho; Willian, Firmino, Costa.