Kombëtarja e Brazilit ia ka dalë të lërë pas telashet e dy ndeshjeve të para dhe më në fund ka siguruar një fitore bindëse në Kupnë e Amerikës të cilën e organizon vetë. “Seleçao” ka mundur në ndeshjen e fundit në grup me shifrat 5-0 Perunë, dukë e mbyllur grupin në vendin e parë.
Për ekipin brazilian gjithçka u bë e lehtë që në pjesën e parë, kur golat e Kasemiro, Firmino dhe Everton bënë të qartë se çfarë rrjedhe do të merrte ndeshja dhe se ekipi kundërshtar kishte pak shanse.
Në fraksionin e dytë të lojës, Dani Alvesh pak minuta pas startit dhe Uillian në shtesën e takimit, vulosën rezultatin 5-0 që çon brazilianët si pretendentë dhe me moral të lartë drejt fazës tjetër.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit, Venezuela mundi 3-1 Bolivinë dhe gjithashtu siguroi kalimin në çerekfinalet e aktivitetit. /vipsport/