138 kalime një kundër një, 138 driblime të lojtarit kundërshtar, ndërkohë që mesatarja e Botërorit të Rusisë është 75.78. Statistikat e Brazilit në fakt janë ato që duhet të jenë.

Kohët e fundit Brazili ka ndryshuar disi, është më pragmatist dhe fitues, por gjithmonë mbetet i bukur në lojën e tij dhe argëtues.

I dashuruar me topin, me prekjen e klasit, apo të gjeniut, sepse kjo është “arma” e tij më e fortë. Numra të rëndësishëm për brazilianët, të cilët kanë një përqindje të lartë në driblimet e suksesshme.

Janë 78.99% të suksesshme driblimet e Brazilit, ndërsa më pas vjen Argjentina, Gjermania dhe Spanja.

Katër kombëtare që luajnë me topin poshtë, vetëm se për Gjermaninë dhe Argjentinën loja është fragmentare, pavarësisht numrave që ka në këtë klasifikim. / Vipsport/