Brazili ka triumfuar kundër rivalëve të përjetshëm të Argjentinës në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot. Të dy trajnerët, si Tite, ashtu dhe Skaloni, nuk i kursyen yjet dhe u zhvillua një ndeshje shumë e bukur.

Argjentina kishte në sulm dyshen e re, Ikardi-Dibala, por yjet e repartit ofensiv dështuan të shënonin përgjatë gjithë 90 minutave.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Brazilin, që pavarësisht se kishin emra si Nejmar, Firminjo e Gabriel Zhezus nga minuta e parë, dështuan të shënonin.

Goli i vetëm i sfidës do të vinte vetëm në minutën e 90+3’ dhe do të shënohej nga një lojtar që s’pritej. Ishte mbrojtësi i Interit, Miranda, ai që do të ndëshkonte Argjentinën dhe do t’i jepte fitoren Brazilit.