Brazili nuk ka arritur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 përballë Nigerisë, në një ndeshje ku kampionët e Amerikës u përballën edhe me një dëmtim të Nejmar.
Në minutën e 12, ylli i PSG-së i la vendin Kutinjos duke qenë se u dëmtua në kofshë ndërkohë që nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë.
Të parët në avantazh, kaluan nigerianët me anë të Aribos në minutën e 25 të takimit. Pak minuta pasi nisi pjesa e dytë, Kasemiro ka arritur të gjejë golin me një aksion të çuditshëm ku pasi fluturoi portieri në trekëndësh, Kasemiros iu kthye topi për të shënuar me portën e boshatisur.
Minuta në këtë ndeshje ka pasur edhe për sulmuesin Peter Olajinka i cili është aktivizuar me Nigerinë për herë të parë duke debutuar. Sulmuesi i Slavias së Pragës, hyri në lojë në minutën e 89 të takimit, duke mos pasur mundësi të lërë gjurmë.
Olajinka është edhe një objektiv i FSHF-së dhe fakti që u aktivizua sot me Nigerinë, nuk e ndalon të vijë te Shqipëria sepse ishte një ndeshje miqësore. /VipSport/