Blerja e re e Mançester Junajtid, Fred ka shqetësuar jo pak sot Kombëtaren e Brazilit.

Sulmuesi i talentuar është dëmtuar në stërvitje pas një dyluftimi me shokun e ekipi Tiago Silva. Mbrojtësi i PSG-së, ndërsa ishin duke luajtur në mënyrë të pavullnetshme e shkeli atë në kavilie, duke i shkaktuar dhimbje.

Ai kërkoi ndihmën e mjekëve që i shkuan menjëherë dhe nisën të kontrollonin dëmtimin, ndërkohë që nuk ka mundur t’i mbajë dhe lotët nga dhimbjet.

Mjekët kanë lidhur kavilien e ënjtur, ndërkohë që priten edhe kontrolle të tjera për të parë shkallën e dëmtimit.

Federata Braziliane e futbollit ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë rast, ndërsa shqetësimi është rritur te fansat e “Seleçaos”.