Trajneri i Brazilit, Dorival Junior, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet e radhës të Seleçao kundër Kilit dhe Perusë në procesin kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Mbrojtësit e Juventusit, Bremer dhe Danilo janë në listë, ndërsa Douglas Luiz mbetet jashtë pas një starti belbëzues dhe me pak kohë loje në fanellën bardh e zi.

Kjo është lista:

Portierët: Alisson, Bento, Ederson

Mbrojtësa: Militao, Gabriel Magalhaes, Marquinhos, Bremer, Danilo, Vanderson, Abner, Arana

Mesfushorë: André, Gerson, Bruno Guimaraes, Paquetà, Rodrygo

Sulmuesa: Endrick, Igor Jesus, Martinelli, Luiz Henrique, Raphinha, Savinho, Vinicius