Brazili zgjeron listën e futbollistë të ftuar përpara Kupës së Amerikës. Dhe këtë e bën me tre lojtarë, dy prej të cilëve luajnë në Itali: Bremer, mbrojtës i Juventusit, Ederson, mesfushor i Atalantës dhe Pepe, anësor sulmues i Portos.

Dorival Junior i ka thirrur këta tre lojtarë për t’i testuar në miqësoret para Kupës së Amerikës, kundër Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, që do të luhen muajin e ardhshëm.

Përveç Bremerit, Edersonit dhe Pepes, në listë është një tjetër emër i ri: Rafael, portier i Sao Paolos. Ky i fundit, megjithatë, u thirr për të zëvendësuar të dëmtuarin Ederson (portierin e Mançester City). Rritja e numrit të lojtarëve në dispozicion ishte një kërkesë nga Federata dhe u autorizua këtë mëngjes nga Conmebol, në një takim të zhvilluar në Bangkok të Tajlandës.

Lista e zgjeruar e Brazilit:

Portierë:

Bento – Athletico-PR

Rafael – Sao Paulo

Alisson – Liverpool

Mbrojtës:

Beraldo – PSG

Eder Militão – Real Madrid

Gabriel Magalhães – Arsenal

Marquinhos – PSG

Danilo – Juventus

Yan Couto – Girona

Guilherme Arana – Atlético-MG

Ëendell – Port

Bremer – Juventus

Mesfushorë:

Andreas Pereira – Fulham

João Gomes – Wolverhampton

Bruno Guimarães – Neëcastle

Douglas Luiz – Aston Villa

Lucas Paqueta – Ëest Ham

Ederson – Atalanta

Sulmues:

Endrick – Palmeiras

Evanilson – Port

Rodrygo – Real Madrid

Gabriel Martinelli – Arsenal

Raphinha – Barcelona

Savinho – Girona

Vinicius Junior – Real Madrid

Pepe – Porto