Pritja e Partizanit per Victor da Silven duket se tashme do te marre fund. Vete lojtari ka postuar sot nje foto ku ai shihet ne ashensor dhe disa valixhe duke lene te kuptohet se eshte gati per nje udhetim.

Dhe nga Spanja ku ndodhej qe prej dates 1 qershor, destinacioni i rradhes per te pritet te jete Tirana, aty ku mendohet te firmose me ekipin e Partizanit, me te cilin eshte ne negociata prej kohesh.

Tek Vllaznia braziliani u shnderrua ne nje lojtar te rendesishem gjate dy viteve qe ka qene pjese e saj, megjithate duhet pranuar se ka patur edhe shume probleme demtimesh, çka bene qe ai per shume jave te mos ishte i gatshem per te luajtur.

Dhe ishin pikerisht keto arsye, te cilat bene qe drejtuesit kuqeblu te mos i ofronin nje kontrate te re, ndonese ai kishte kontribuar ne fitimin e dy Kupave te Shqiperise. Gjithsesi, ne skene per te doli Partizani dhe mesa duket tashme ka mbetur vetem hedhja e firmes ne kontrate me sulmuesin brazilian.