Pas shumë negociatave të zgjatura, Milani ka kompletuar transferimin e mbrojtësit brazilian Emerson Royal nga Tottenham Hotspur.Rossonerët kanë arritur transferimin e yllit brazilian për 15 milionë euro, derisa ai është prezantuar para tifozëve kuqezi në San Siro.

Mbrojtësi brazilian ka folur si lojtari më i ri i Milanit, duke zbuluar edhe arsyen pse zgjodhi t’i bashkohet kuqezinjve.

“Kam folur shumë me klubin e Milanit dhe përfaqësuesit e tij. Ishte gjithmonë e qartë se Milani ishte opsioni më i mirë për mua, e kam në gjak”.

“Edhe pse jam shumë i ri, kam qenë lider në të gjitha skuadrat ku kam luajtur është në karakterin tim. Do të doja të falënderoja Zlatanin dhe Milanin për këtë mundësi dhe për përpjekjen për të më sjellë, dua të bëj më të mirën këtu”, tha Emerson.

Emerson thotë se gjithë brazilianët që kanë luajtur për Milanin kanë shkruar emrin në historinë e klubit, derisa thotë se ai është në formë dhe i bashkohet Rossonerëve me shumë motivim.

“Milan ka pasur emra si Thiago Silva, Cafu… Besoj se të gjithë brazilianët që kanë kaluar këtu kanë shkruar një histori të mirë për klubin”.

“Milani merr një Emerson që është në formë të mire dhe shumë i përgatitur. Unë vij me shumë motivim”, tha ndër të tjera mbrojtësi brazilian. /Telegrafi/