Stafi teknik i Real Madrid është mahnitur nga “fuqia” e gjuajtjes së Endrick. Në të vërtetë, janë të shumtë ata te Real-i që nuk mund ta kuptojnë se si 18-vjeçari arrin të gjuajë kaq fuqishëm.

“Unë do të thoja se është i frikshëm”, tha një anëtar i stafit teknik.

“Askush nuk e kupton se si ai e gjuan topin kaq fuqishëm”.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti ka thënë:

“Ai stërvitet çdo ditë me sulmuesit më të mirë në botë dhe e kupton rolin e tij.

“Ai po fiton vende në hierarki sepse është shumë profesionist, shumë i pjekur pavarësisht moshës së re dhe ne jemi të kënaqur me të”.