
Oladele. I ardhuri tjetër I merkatos së dimrit, nigeriani Oshabe Oladele ndërkohë vazhdon stërvitjen me Vllazninë. Ai ka qenë I pranishëm edhe dje në seancën e rradhës të kuqebluve. Për të ende nuk ka një vendi të qartë por me shumë mundësi edhe ai do të niset për andej nga ka ardhur. Me këtë futbollist 19 vjeçar ka një ndryshim sepse ai ka kaluar një dëmtim kohët e fundit dhe prandaj nuk ka arritur të shfaqet ashtu siç duhet në fushën e stërvitjes. Përpos kësaj, me të është rënë dakord që të firmosë për 2. 5 vjet dhe po ashtu edhe ana financiare nuk është e lartë. Në kushte të tilla, stafi drejtues është duke pritur edhe pak kohë për të përcaktuar qartë vlerat e tij dhe nëse bindë, ai mund të mbahet edhe për dy sezonet e tjera, megjithatë vështirë të ndodhë kështu.
Marku. I vetmi nga futbollistët e ardhur në merkaton e janarit që bind është mbrojtësi Antonio Marku. I ardhur nga ekipi I Laçit ai tashmë ka një përvojë në kampionatin shqiptar edhe pas aktivizimit me këtë skuadër por edhe me Dinamon sezonin e kaluar. 20 vjeçari shkodran konsiderohet një alternativë serioze për mbrojtjen, për krahun e majtë por edhe për qendrën dhe në këtë mënyrë pret që t’I jepet mundësia nga ana e trajnerit Bushati për të treguar vlerat e tij të vërteta dhe pse jo, për të mos e lëshuar më formacionin. Në këtë mënyrë, në merkaton e janarit, I vetmi emër që mund të konsiderohet si përforcim I Vllaznisë është vetëm Marku, për dy të tjerët, nuk ka asnjë përshtypje të mirë, madje braziliani Figueiredo I ka dhënë lamtumirën tashmë kësaj skuadre.
Gjergj KOLA