Vllaznia do te kete te pakten dy mungesa te sigurta ne ndeshjen e se henes ndaj Bylisit, megjithate stafi teknik paraditen e sotme ka marre nje lajm te mire qe i ka ngrohur.

Behet fjale per sulmuesin brazilian Silvio Rodrigues Pereira Junior te cilit i ka mberritur leje- kalimi nga klubi sllovak Zlate Moravce me te cilin ka luajtur deri para pak kohesh. Nje gje e tille eshte bere e ditur nga vete klubi shkodran.

Kjo do te thote se 25 vjeçari do te jete ne dispozicion te trajnerit Jonuz qe per ndeshjen e rradhes me Bylisin dhe nuk perjashtohet mundesia qe te jete ne formacion qe nga minuta e pare.

Ky lojtar konsiderohet blerja me e mire e Vllaznise ne merkaton e janarit dhe tashme te gjithe i kane syte te perqendruar tek ai duke shpresuar qe t’i dhuroje Vllaznise serish gola ashtu siç beri edhe sezonin e kaluar kur ekipi luante ne kategorine e pare.
www.shkodrasport.com