Ne ndeshjen e kaluar ndaj Korabit ka qene ne stolin e rezervave dhe nuk ka luajtur asnje minute ne fushe per Vllaznine. Me siguri qe keshtu do te ndodhe edhe ne tre ndeshjet e ardhshme, ato me Dinamon, Beselidhjen dhe Erzenin.

Sigurimi i objektivit per t’u ngjitur ne Superlige, ka bere qe stafi teknik i kuqebluve t’u jape mundesine lojtareve te tjere te repartit te sulmit si Zogaj, Eziamaka, Palushani dhe ne te ardhmen edhe Pusit, per te luajtur dhe per te marre me shume minuta.

Nderkohe braziliani Silvio Rodrigues Pereira Junior vazhdon te stervitet me te njejten deshire dhe seriozitet dhe drejtuesit e skuadres po e mbajne ate “ne karantine” te gatshem per nje ndeshje te fundit te ketij sezoni: Finalen e kategorise se pare, qe me shume siguri Vllaznia do ta luaje ndaj Bylis.

Skuadra shkodrane ka nevoje per golat e tij. Ka shenuar 12 deri tani dhe jo me kot eshte shenuesi me i mire i kampionatit. Nese ne fillim te sezonit kur erdhi nga Ukraina, pati dyshime per formen e tij ngaqe atje atje kishte shenuar shume pak. Por tregoi tjeter gje dhe fitoi besimin e te gjitheve.

Ndoshta edhe niveli i kategorise se pare nuk eshte treguesi i duhur i vlerave te ketij lojtari, por gjithsesi duhet pare niveli i tij edhe ne Superlige. Gjithmone nese vendos te rinovoje tek Vllaznia. Por kesaj te fundit per momentin i duhet vetem per finalen e majit.
© shkodrasport.com