Ka firmosur vetëm në limitet e merkatos së verës me Vllazninë megjithatë, ia ka dalë që në kaq pak kohë, të bindë të gjithë.

Sigurisht që ky mos të jetë përshkrimi i plotë i Silvio Rodrigues Pereira Junior sepse duhet pritur ende për të parë vlerat e tij të vërteta.

Fillimi gjithsesi është i mbarë me fanellën kuqeblu. Tre ndeshje, tre gola për ekipin shkodran.

I ka shënuar Korabit dhe dy herë Burrelit. Duket se do të jetë njeriu-gol i Vllaznisë megjithatë drejtuesit nuk duan t’ia japin të gjithë meritat atij. Kjo sepse ka ende për të bërë dhe sidomos në rritjen e parametrave fizikë.

E rëndësishme është që nisja për të dy palët është shumë e mirë dhe e tillë duhet të jetë edhe në vazhdim.

Skuadra shkodrane prej disa vitesh po e ndjente mungesën e njeriut- gol dhe mbase tashmë e ka gjetur tek braziliani 24 vjeçar.
© shkodrasport.com