Sulmuesi brazilian Kaina ka shumë gjasa të largohet nga Vllaznia në këtë merkato dimërore. Nga mësohet nga burime të “Shkodra Sport”, ai dëshiron të largohet nga skuadra shkodrane në janar, pasi ka shfaqur pakënaqësi lidhur me aktivizimet jo të shpeshta, duke qenë më shumë pjesë e stolit.
Në këtë mënyrë, largimi i brazilianit nga Vllaznia me hapjen e merkatos ka shumë gjasa të ndodhë. Sulmuesi që mban numrin 9 ka luajtur vetëm katër ndeshje si titullar, nga 15-në total deri më tani, duke realizuar tre gola.
Pak kohë më parë, sulmuesi 25-vjeçar zhvilloi tepër paraqitje pozitive me Kastriotin, aty ku shënoi edhe gjashtë gola në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar.
Megjithatë, gjatë eksperiencës që pati në Shkodër deri më tani, Kaina nuk ka treguar aq sa është pritur nga ai. Per kete arsye, po mendon edhe largimin serish nga Vllaznia, por tashme per te mos u kthyer me ngaqe ne qershor atij i mbaron kontrata me te.
Maringlen ZHIVANI