Vjet ishte nje, me pas u bene dy ndersa tani numri i brazilianeve qe jane bere pjese e Vllaznise, ka shkuar ne tre. I fundit qe iu bashkua kuqebluve ishte sulmuesi Kainã Nunes da Silva Amarante.
Ne fakt per kete lojtar futbolli shqiptar nuk ishte i panjohur sepse sezonin e kaluar luajti me Besen ne kategorine e pare. Ndersa sivjet do te tentoje te beje mire ne Superlige duke mbajtur te veshur fanellen kuqeblu.
24 vjeçari brazilian qe ka edhe pasaporte portugeze, fillimisht duhet te binde trajnerin Brdariç per vlerat e tij dhe per te synuar nje vend titullari ne repartin e sulmit te Vllaznise qe sivjet duket i populluar me lojtare.
Rivalitetin kryesor duket se do ta kete me kroatin Aralica. Jane dy lojtare shtatelarte qe do te luajne edhe rolin e ‘torres” ne maje te sulmit, por nga ana tjeter, Kaina ka treguar se edhe me kembe di te luaje mire.
E beri kete gje edhe ne ato pak minuta qe luajti ne miqesoren e se premtes ndaj ish- skuadres se tij- Beses, kur shenoi ne fund dhe padyshim qe do te tentoje te shenoje sa me shume edhe ne ndeshjet zyrtare sepse pikerisht per kete e kane marre te Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/