Marselo është në historinë e Realit të Madridit. Braziliani i Realit është futur në lojë në pjesën e dytë për të shijuar në fushë trofeun e 23-të në karrierën e tij me Realin.
Me kontratën që i skadon në mbyllje të sezonit, Marselo i ka shtuar një tjetër titull sukseseve të tij me “Los Blancos”.
Ai ka barazuar rekordmenin Pako Gento me 23 tituj, duke lënë pas tij Serxhio Ramosin dhe Manolo Sançiz me nga 22 tituj të fituar.
Edhe vetë presidenti Perez e ka cilësuar brazilianin një legjendë të klubit. Nje lojtar qe veshtire se do te vije serish e te fitoje kaq shume trofe ne karrieren e tyre.