Rodrygo Goes ka refuzuar një ofertë mjaft tërheqëse nga Manchester City. Synimi i tij gjithmonë ka qenë që të ketë sukses në Real Madrid, raporton Relevo.

Klubi, nga ana e tij, gjithashtu nuk ishte i gatshëm ta linte të ikte.Megjithatë, kryetrajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti është skeptik për largimin e brazilianit, pasi e sheh atë si pjesë të treshes sulmuese që do të formojë me Vinicius Junior dhe Mbappe.

Rodrygo shpreson që të ketë edhe më shumë hapësirë në sulm, pasi ardhja e francezit ka zbehur jo vetëm rolin e tij.

Vinicius dhe Bellingham nuk janë aq të frytshëm sa edicionin e kaluar, andaj Rodrygo shpreson që ta kap formën e lartë dhe të kthehet në një lojtar vendimtar për Los Blancos. /Telegrafi/