Vllaznia ka vuajtur per gola ne miqesoret e prag- sezonit dhe kjo nxorri ne pah nje problem jo pak shqetesues per stafin teknik te ketij ekipi.
Por me ardhjen e Dilaver, gjerat duken me ndryshe sepse boshnjaku po bind me paraqitjet e tij dhe pritet te jete nje pike referimi ne sulmin kuqeblu.
Megjithate lojtari i momentin ne manovren e tyre sulmuese eshte braziliani Victor Matheus Da Silva Mathos. Futbollisti qe ka debutuar vite me pare ne Seria A me Chievo Veronen, duket se do te jete nje element i rendesishem per Vllaznine.
Ka shenuar dy gola ne miqesoret e meparshme, ka dhene asiste dhe ka treguar nivel. Kete gje e ka bere edhe sot ne testin e kontrollit brenda familjes teksa ka shenuar dy golat e pare te saj.
Nje lojtar shume teknik, i cili i perdor mire te dyja kembet dhe ka aftesi nuhatese para portes kundershtare. Trajneri Brdariç beson shume tek ky lojtar dhe prandaj Victor da Silva deri me tani eshte nje nga blerjet me te rendesishme te kuqebluve./SHKODRA-SPORT.COM/