Ish-presidenti i Brazilit, Luis Inacio Lula da Silva, që më 7 prill është çuar pas hekurave të burgut, me një dënim 12 vjet në Curitiba, ka komentuar paraqitjen e Botërorit nga qelia.

I lidhur me një prej televizioneve lokale, presidenti ka lëshuar kritika për skuadrën, por edhe për arbitrimin, pas barazimit që morën me Zvicrën.

Në editoriain e tij Lula shkruan: ‘Kualifikueset janë një gjë, Finalet janë një gjë tjetër.

Zvicra ishte shumë e fortë në mbrojtje, duke luajtur ashpër dhe nuk i la asnjë hapësirë Brazilit të bënte parqitjen që prisnin të gjithë.

Neymar u bllokua me një seri të gjatë ndërhyrjesh të parregullta’, shkruan më tej Lula.

Ashtu si edhe trajneri Tite, edhe ish-presidenti brazilian mendon se gjykimi la shumë për të dëshiruar në këtë ndeshje të parë.