Tifozet e Vllaznise prej kohesh i kerkojne qe t’i kushtoje me shume vemendje edhe lojtareve te rinj shkodrane, por duhet thene se hapesirat per ta deri tani kane qene shume te pakta.
Thomas Brdariç kuptohet qe vemendjen e ka edhe nga te rinjte, por nuk ka gjetur momentin per t’i besuar. Kete gje e ka thene ne çdo deklarate te tij, ashtu siç ka thene se te rinjte duhet te jene gati kur “t’i therrase ne apel”.
Nderkohe tekniku gjermano- kroat permes nje fotoje te postuar ne rrjetet sociale, shoqeruar edhe me pak fjale, eshte shprehur se mbeshtet talentet e reja.
“Mbeshtesim talentet e etur si Mehdi Çoba”- shkruan Brdariç krahas fotos se publikuar ku shihet vete ai shume prane Çobes ne momentin e futjes se tij ne fushe ne ndeshjen e fundit ndaj Dinamos.
Ne fakt, ne te dy ndeshjet e fundit, ate ndaj Skenderbeut kur dha asistin e golit te Aralices dhe ndaj Dinamos, kur u shfaq protagonist me lojen e tij ne ato pak minuta aktivizim.
Kjo do te thote se nuk perjashtohet mundesia qe sulmuesi 21 vjeçar te jete edhe me shume protagonist ne sfiden e rradhes ndaj Kukesit, pse jo duke u aktivizuar nga minuta e pare./SHKODRA-SPORT.COM/