Vllaznia qe prej dates 2 janar ka zbritur ne fushe e stervitjes duke filluar me pergatitjet per ndeshjet e para te ketij viti dhe konkretisht per ate ndaj Tiranes qe do te luhet me 10 janar dhe pas 5 ditesh pastaj ndaj Beses per kupe. Trajneri Thomas Brdariç diten e sotme ka dhene nje prononcim per TV1 Channel teksa ka folur edhe per situaten me lojtaret qe kane qene te demtuar kohet e fundit tek skuadra.
“Kemi filluar keto dite me pergatitjet per ndeshjen me Tiranen dhe gje pozitive eshte qe nje pjese e lojtareve qe kane qene te demtuar, po rikthehen gradualisht. Kuptohet jo te gjithe sepse Krymi e Gruda jane serish jashte, po ashtu edhe Stojanoviç eshte pak me mbrapa, por gjithsesi Deliu, Qato, Gurishta, Yago thuajse i kane kaluar.
Po ashtu kemi edhe dy lojtaret e rinj qe tashme na jane bashkuar, Repaj dhe Mensah me te cilet jemi duke punuar per t’i bere sa me shpejt gati qe te jene pjese e skuadres. Me pelqen perkushtimi i djemve dhe ne ditet ne vazhdim duhet te jemi sa me te kujdesshem ne menyre qe ta kemi skuadren sa me te plote kunder Tiranes”- eshte shprehur fillimisht trajneri Brdariç.
Sa i takon bllokimit te merkatos, numri 1 i pankines shkodrane ka shtuar: “Normalisht qe nuk eshte nje lajm i mire, megjithate une besoj se drejtuesit e klubit do ta zgjidhin ate. Kuptohet qe nuk eshte diçka qe ka lidhje me mua, por eshte diçka qe me shqeteson dhe duhet ta rregullojme sa me shpejt”./www.shkodrasport.com/