Brdariç duhet te ktheje syte nga lojtaret e stolit. Mendoj se ka ardhur koha e pershtatshme dhe momenti i volitshem qe ti jepet me shume minutazh loje lojtarit te ardhur ne janar, togolezit Elom Nya Vedji dhe te ule ne stol nje nga lojtaret e formacionit baze.
Ne pak ndeshje qe luajtur me Vllaznine, kam pare qe Elom ka cilesi te mira ne perdorimin e topit dhe ne menyren se si sulmon drejt portes kundershtare. Personalisht kam krijuar simpati per te dhe shoh se eshte element shume i vlefshem per ekipin tone.
Do kisha deshire qe ta shoh te aktivizuar ne loje nga minuta e pare te merkuren ne ndeshjen ndaj Teutes, dhe Brdaric te kete me shume besim tek ai. Por dhe nese nuk aktivizohet, besoj se shume shpejt do kete “momentin” ku do te tregoje veten.
Gjithsesi, stafi teknik me ne krye trajnerin Brdariç do kete kohe ne dizpozicion te krijoje nje formacion “fitues” per ndeshjen e se merkures ne Durres dhe uroj te beje zgjedhjet e sakta qe te dalim me 3 pike nga “Niko Dovana”.
Andi GJURGJEJ