45 ditelindjet e tjera me siguri qe do t’i kete festuar ne menyren e duhur dhe me njerezit e dashur. Ne vende te ndryshme dhe me festa te ndryshme. Por kjo e 46-ta do te mbese gjate ne mendjen e Thomas Brdariç.
Kjo sepse nje Shkoder e tere “eshte çuar ne kembe” per ta bere ate te lumtur. Qe nga urimet e ditelindjes te varura ne rruget e qytetit qe mbreme ne 12 te nates dhe deri sonte ne darke, gjermano- kroati i pankines kuqezi ka marre shume supriza.
Sonte ne darke teksa ekipi eshte grumbuluar si zakonisht para ndeshjes ne ambjentet e “Gardenland Resort”, por nuk ka qene nje nga ato grumbullimet e zakonshme.
Pjese e kesaj mbremje kane qene dhe drejtuesit e larte te Vllaznise, kryebashkiakja Ademi e sponsori Xhaferi. Kane qene edhe nje grup tifozesh dhe madje ka patur edhe muzike.
Momenti me interesant ka qene ai kur Brdariç eshte thirrur per t’i fryte qirinjve te tortes se ditelindjes, por ai eshte shfaqur me nje plis ne koke dhe me çifteli ne duar.
Dy objekte tradicionale shqiptare te cilat e kane bere trajnerin Brdariç te ndjehet vertete pjese e ketij vendi, ne te cilin po e vleresojne dhe e respektojne ne maksimum. Megjithate numri 1 i pankines se Vllaznise duhet ta kete te qarte se festa mbaron sonte.
Neser ndaj Kastriotit, te gjithe keta qe e bene te perjetoje momente vertete te luntura, do te kerkojne vetem fitoren sepse ne rast te kundert, plisi dhe çifteli nuk do vlejne…/SHKODRA-SPORT.COM/