Shumë zhurmë ditët e fundit në lidhje me gjobën e vendosur në adresë dhe të skuadrës, por në fakt tek Vllaznia duket se për momentin askush nuk e ka mendjen tek kjo çështje sepse të gjithë janë të fokusuar tek takimi i rradhës me Kastriotin.

Një gjë e tillë është pohuar edhe nga vetë trajneri Thomas Brdariç i cili gjatë konferencës së sotme për shtyp është pyetur nëse kjo zhurma e gjobave ka ndikuar tek atmosfera në skuadër dhe ai është përgjigjur:

“Gjëja më e mirë është ta mbyllim atë pjesë dhe të mos e marrim shumë nga ana personale dhe të mos fokusohemi aty. Duhet të tregojmë një forcë sa më të madhe, për t’u thënë të gjithëve se jemi të vendosur për ta kapërcyer këtë situatë.

Vërtetë lojtarët mund të jenë mirë fizikisht, por presioni vjen nga veshët sepse shumë fjalë ndikojnë tek ato. Gjëja më e mirë gjithmonë është të flasim me lojtarët, në mënyrë pozitive dhe sa më konkrete dhe t’i bëjmë pyetje vetes ku gjendemi për momentin.

Jemi në gjysmëfinale të Kupës dhe po ashtu edhe në kampionat jemi prapë në lojë dhe kjo gjë na motivon edhe për ndeshjet e ardhshme”- eshte shprehur Brdariç./SHKODRA-SPORT.COM/