Vllaznia mposhti Partizanin me rezultatin 2-0. Pas ndeshjes foli trajneri Tomas Brdariç.
Tekniku i kuqebluve deklaroi:
“Urime ekipit për performancë mjaft të mirë sot. Kishim objektiv, si donim ta nisnim lojën, jam mjaft i lumtur. E di që në këto ndeshje çdo gjë mund të jetë e afërt. Nuk mund të parandalosh çdo gjë. Jukaj na shpëtoi një rast, i gjithë ekipi bëri një punë mjaft të mirë sot dhe merituam fitoren në maksimum,
Ishte vendosje taktike e jona sot që të hapeshim me mesfushorët e qendrës dhe të zhvendoseshim nga një krah apo tjetër. E dinim që Partizani me 3 apo 5 në anën defensive, prandaj duhet të ishim të durueshëm. E dimë që kemi kualitet për krosime. Mund të jetë opsion për të ardhmen, por kemi edhe të tjera.
E dimë që mund t’i vrasim ekipet me kundërsulm, është vështirë të luajnë kundër nesh kur kemi rezultat të mirë. Duam që të rrijmë disa momente të lojës lart. Të gjithë lojtarët e sulmit sot, bënë punë të vështirë me mua se kërkoj shumë të vrapojnë. E dimë që mund të bëjmë zëvendësime dhe nuk humbim kualitet në sulm, edhe kjo është një anë e jona”, u shpreh Brdariç për RTSH.