Vllaznia ia doli të fitojë 1-0 ndaj Teutës, në takimin e vlefshëm  për kampionatin. Menjëherë pas takimit ka folur trajneri i shkodranëve, Brdariç.  Trajneri shprehet i lumtur për triumfin, ndërsa për titullin ëshët ende herët. Diçka  u tha ehde për  kartonin e kuq të Hoxhaj, me teknikun që pranoi se është i merituar.

“Unë jam krenar për ekipin tim. Ishte e vështirë të luftoje.  Shënuam nëj gol, ne mund të shënonim më shumë. Mund të bëjmë edhe më mirë, gjithsesi jam i lumtur.

Titulli – Nuk dua të flas se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ne po kënaqemi.  Sezoni është i gjatë. Le të jemi me këmbë në tokë.

Karton i kuq-  Nëse e shikon pamjet, duket që është ndërhyrje e ashpër. Tani që po e shikoj, më duket për të kuq. Ne duhet të vazhdojmë ashtu si në filolim. U munduam të flasim para ndeshjes se si do të luajmë. Ne kemi lojën ofensivë dhe e biseduam këtë. Lojtarët tanë duhet të jenë të lumtur për këtë mënyrë loje.

Mesfusha-  Çdo kush është i surprizuar me këtë fillim. Kur luan me sisteme të ndryshme, është e vështirë. Ne e nisëm me 3-5-2. Kemi formacion të përshtashëm për shumë mënyra lojë. Unë e mbajta ccadren sepse nuk dua të sëmurem. Është pak për të qeshur, por unë e urrej shiun. Kjo është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga shiu.

Licensa- E dijmë këtë situatë. Nëse Vllaznia shkon në Europë, le të luajë atje ” – tha ai.