Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, u shpreh i lumtur për triumfin 2-0 e arritur në javën e parë të kampionatit ndaj Apolonisë. Në prononcimin pas ndeshje për “Gol pas Goli”, tekniku u shpreh:
“Jam i kënaqur me këtë paraqitje. Kemi bërë një ndeshje të parë agresive. Në pushim iu kamë thënë lojtarëve që të jenë të duruar dhe të presin momentin e tyre. Nuk mund të luajnë gjatë gjithë kohës në presion. Jam shumë i lumtur për rezultatin.
Çdo ndeshje është një kapitull i ri. Ne duam të kemi një mënyrë tonën të lojës. Duam të jemi shumë kompakt. Mund të luajmë me 3, mund të luajmë me katër.
Objektivi kryesor është të ndërtojmë një skuadër. Lojtarët duam që të japin maksimumin. Duhet të kemi një ekip komtetiv, që të luajë futboll.
Kam marrë informocione. Jam trajner që kërkoj gjithmonë informacioneve kudo ku punoj. Kam drejtuar edhe Shkëndijën. Më pëlqen promovimin që i bëhet Kategorisë Superiore.
Tërheqja e skuadrës pas golit të parë të shënuar ka të bëjë me të shkuarin. Duam të kemi intensitet të lartë gjatë gjithë kohës. Duam që të jemi skuadër agresive gjatë gjithë kohës. Shpresojmë ta realizojmë në të ardhmen”, u shpreh Brdariç.