Nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia do të ketë një mungesë të sigurtë për përballjen e sotme ndaj Egnatias. Nga sa mësohet, i riu i talentuar Kevin Dodaj vuan një problem në njërën nga këmbët e tij dhe nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Brdariç.
Dodaj ka shfaqur shqetësime prej disa ditësh dhe si rrjedhojë, do të jetë i pamundur për këtë takim. Ndërkohë, pjesa tjetër e ekipit do të jetë e plotë, teksa janë rikthyer të gjithë futbollistët që kanë patur probleme dëmtimesh, si Stojanoviç apo edhe Krymi.
Edhe pse sot në “Air Albania” luhet një ndeshje shumë delikate kundër Egnatias, që gjithashtu kërkon të shkojë në finale, kuqeblutë duan të provojnë shanset e tyre deri në fund për titullin kampion.
Trajneri Thomas Brdariç ka marrë sinjale të qarta nga skuadra në aspektin pozitiv, pasi në kampin kuqeblu janë të bindur se i kanë të gjitha mundësitë për të luftuar për titull./www.shkodrasport.com/