Vllaznia ka luajtur sot miqesoren e rradhes ndaj Erzenit te cilen e ka fituar me rezultatin 2-1, fale golave te shenuar nga Herald Marku dhe Demir Imeri qe ne pjesen e pare te saj.

Por duhet thene se ne te dyten, shijakasit jo vetem kane shenuar, por ne momente te caktuara e kane qarkulluar me mire topin. Gjithsesi, per trajnerin e Vllaznise Thomas Brdariç, gjithçka eshte e pranueshme ne ndeshje te tilla pergatitore.

“Kuptohet qe eshte thjesht nje ndeshje miqesore ne kete faze pergatitore dhe si e tille natyrisht qe ka edhe mangesi brenda, por dua te them se pergjithesisht jam i kenaqur me ate se çfare prodhoi Vllaznia ne fushen e lojes. Kuptohet qe kemi ende shume gjera per te rregulluar, megjithate e rendesishme eshte qe vazhdojme te punojme fort çdo dite”- ka thene numri 1 i pankines shkodrane.

Nderkohe i pyetur ne lidhje me merkaton, trajneri Brdariç eshte shprehur se skuadra ka nevoje serish per sulmues dhe per kete gje ka shtuar:

“Ju e pate edhe sot ne miqesoren ndaj Erzenit qe na mungon nje numer 9, ai qe çon topin ne rrjete. Po e kerkojme nje sulmues te tille, madje e mira do te ishte dy, por nuk eshte aspak e lehte, gjithsesi ne nuk heqim dore prej merkatos”.