Tomas Brdariç ka bërë sot ndoshta atë që është kritika e parë ndaj drejtuesve të klubit dhe çfarë i duhet ekipit të tij për të bërë hapin e radhës para.
Në “Rubrika Sportive”, ai ka treguar se Vllaznia për momentin nuk ka një fushë ku të stërvitet rregullisht në këtë pjesë të vitit kur kanë nisur shirat.
Problemi është se nuk kemi fushë të denjë për stërvitje në Shkodër. Në dy javët e fundit nuk kemi mundur të stërvitemi mirë, si mund të zhvillohemi?
Si të kërkoj rezultat nga lojtarët kur nuk kemi kushte, si mund të përmirësohemi kur nuk e bëjmë në stërvitje?