Vllaznia e Teuta jane perballur pasditen e sotme me njera- tjetren ne “Loro Boriçi” ne nje miqesore qe u ka vlejtur jo pak te dy ekipeve ne pergatitjet e tyre per sezonin e ri.
Takimi ka qene vertete miqesor si ne fushe por edhe jashte tij. Mjafton kjo foto e dy trajnereve Thomas Brdariç dhe Edi Martini, per ta vertetuar kete gje.
Ka qene momenti i dhenies se intervistave pas ndeshjes dhe te dy tekniket jane perballur me njeri- tjetrin ne menyr shume te perzemert, duke krijuar ndoshta edhe idene se njiheshin me pare, por jo. Ata kane folur ne gjermanisht ngaqe edhe Martini e di mire ate qe nga koha kur ka luajtur ne Bundeslige.
Martini i beri komplimente gjermano- kroatit Brdariç per ndryshimet qe verejti ne skuader nga periudha kur keto dy ekipe jane ndeshur ne Puke me njeri- tjetrin para 20 ditesh.
Po ashtu edhe trajneri i Vllaznise e ka pergezuar Martinin per suksesin ne Superkupe dhe mbi te gjitha per kalimin ne turin e dyte te Europa League. Biseda mes te dyve ka zgjatur 2-3 minuta dhe me pas ata jane ndare ne menyre mjaft miqesore.
Ne fakt, futbolli shqiptar ka nevoje per te tilla gjera sepse sot nje tjeter ndeshje miqesore, ajo ne mes Kukesit dhe Bylisit nuk ka shkuar deri ne fund si rrjedhoje e polemikave ne fushe. Pak dite me pare po ashtu u nderpre nje tjeter ndeshje miqesore si rrjedhoje e zenkave mes futbollisteve dhe stafeve teknike./shkodrasport.com/