Po flitet shume per mungesen e nje sulmuesi te mirefillte te Vllaznia dhe çdo dite ka lajme te ndryshme per bisedime me njerin apo tjetrin sulmues. Ka shifra te deklaruara per rroga te majme qe u jane ofruar atyre, por edhe refuzime.

Trajneri Thomas Brdariç sigurisht qe e deshiron ta kete ne skuader nje sulmues te tille sepse mungesen e golit skuadra e ka ndjere edhe ne miqesoret e zhvilluar ne kete prag- sezoni.

I pyetur ne lidhje me kete çeshtje, gjermano- kroati ka bere nje deklarate shume interesante teksa ka thene: “Ne duam nje sulmues te mire qe te na garantoje gola. Nuk eshte problemi te gjejme edhe nje lojtar dhe te mbyllim merkaton.

Duhet te shohim mire treguan se çfare lojtaresh na ofrohen, t’i studiojme dhe nese bindemi se ia vlen ndonjeri prej tyre, do ta marrim. Nuk po nxitohemi te marrim nje dhe ta mbyllim. Ne jemi gjithnje ne kerkim te tij. Merkatoja do kohe te mbyllet dhe deri atehere shpresoj te kemi gjetur sulmuesin e duhur”.

Shtyrja e kampionatit ne fakt po ua jep mundesine drejtuesve te Vllaznise te mos nxitohen. E mira kuptohet do te ishte qe te gjendej sa me shpejt por veshtiresite jane te medha dhe per kete arsye, duhet pritur ende./SHKODRA-SPORT.COM/