Dinamo ka mposhtur me përmbysje 2-1 Vllazninë në “Elbasan Arena”, sfidë e vlefshme për javën e 7-të të Superiores.

Pas ndeshjes foli trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç.

“Fillimisht urime Dinamos. E nisëm shumë mirë këtë ndeshje, shënuam 1 gol dhe në pjesën e parë shkuan shumë gjëra mirë. Sakrifikuam pak me kartonët e verdhë. Nuk kishim zëvendësues për mesfushorët dhe provuam të kompesojmë pak më ndryshe.

Pas kartonit të kuq duhet të ishim më stabël. Kundër Dinamos vështirë të luash me 1 lojtar më pak. Ekipi mbrojti mirë. Nuk i dhamë shanse. Dhe në shtesë patëm rast të mirë të fitonim ndeshjen.

E humbëm vëmendjen në fund, ajo që na duhej. Më vjen shumë keq për djemtë.

Shoh shumë ndeshje të Superiores. Kur humbet duhet të dëgjosh disa analiza, nëse do kishim “gps” do e dinim mirë sa kemi rënë. Kemi bërë presing 30 minuta, Dinamo është ekip i mirë, patën raste në pjesën e parë.

Kishim mundësi, situate tranzicioni, nuk pashë ndonjë shans të pastër për ato në pjesën e parë. Duhet të jemi të zgjuar, për të ruajtur energji, sidomos pjesën e dytë. Dy ekipe të forta luajnë përballë njëra-tjetrës sot.

Duhet të flasim në pjesën e parë për Malën, ishte ndërhyrje e fortë sipër kaviljes. Në atë situatë VAR duhet të thoshte diçka. E dëmtoi shumë në kavilje dhe ishte direkt karton i kuq. Duhet ta shoh dhe njëherë këtë situatë.

Siç e thashë, dy ekipe të forta dhe detajet ishin deçizive kush do fitojë. Ishte e dhimbshme dhe nuk na vjen mirë”.