Ditet kalojne dhe sfida me Shiroki Brijeg po afron. Kane mbetur edhe 13 dite nga perballja e pare me boshnjaket dhe ne kampin shkodran kane filluar t’i bejne planet per ate sfide.

Trajneri Brdariç dhe stafi i tij e kane te qarte se çfare duhet te bejne dhe po mundohen t’ua injektojne ne stervitje çdo dite kete gje futbollisteve te tyre.

Ne fakt shumica i marrin vesh sepse kane qene pjese e skuadres edhe sezonin e kaluar. Ato qe kane ardhur, Shimaj, Bulatoviç e Djurdjeviç po mundohen te adaptohen sa me shpejt me skuadren dhe duket se nuk e kane shume te veshtire.

Formacioni pothuajse eshte stabilizuar dhe stafi e ka te qarte se cilet lojtare do te hedhe ne fushe ndaj Shirokit ne sfiden e pare. Perjashtim mund te beje ndonje levizje e fundit, por kjo ka pak gjase te ndodhe.

Vllaznia eshte e destinuar per te kerkuar me insistim kualifikimin per ne turin e dyte te “Conference League” dhe stafi e ka te qarte kete gje, prandaj dhe po e pergatit skuadren per te qene triumfuese./SHKODRA-SPOR.COM/